‘Guri i Përmetit’ me ndriçim dekorativ u uron mirëseardhje vizitorëve - Insajderi
×
Kulturë

‘Guri i Përmetit’ me ndriçim dekorativ u uron mirëseardhje vizitorëve

Insajderi
24 June 2017 - 10:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një projekt i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës rijetëzoi “Gurin e qytetit të Përmetit”, monument kulture, nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e Gurit dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Guri” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2. Projekti konsiston në rrjetëzimin e monumentit. Ideja kryesore është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kulturor e artistik.


Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçimit dekorativ dhe funksional. Pamjet që ju tregojmë janë nga provat e fundit që mjeshtrit e ndriçimit kanë kryer dje në mbrëmje.

Nga sot, ky ndriçim dekorativ do t’u shfaqet vizitorëve dhe banorëve si një mirëseardhje përmetare kur muzgu bie mbi qytetin e luleve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark