Grabitja nga sanitarja dhe i biri, Berisha: Shuma përrallore u vodh te ish-zyrtarja e lartë e qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Grabitja nga sanitarja dhe i biri, Berisha: Shuma përrallore u vodh te ish-zyrtarja e lartë e qeverisë

    Insajderi
    08 January 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi, kanë hyrë në shtëpinë e një ish zyrtareje të qeverisë. Sipas Berishës Alda Klosi, zyrtare pranë qeverisë, është personi që ka në posedim banesën ku janë vjedhur qindra-mijëra euro nga sanitarja.

    “Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë. “, shkruan Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark