×
  • Lajme
  • Insajderi

    Të shtëna në Prishtinë, mbetet i plagosur 37 vjeçari

    Insajderi
    08 January 2023 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Insajderin.

    Sipas informatave të para, personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

    “Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Flora Ahmeti për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark