Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka komentuar videon kontroverze të Lëvizjes Vetëvendosje.
Klinaku me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’ ka thënë se e di që s’ka rritje të pagave dhe pensioneve, derisa ka rritje çmimesh.
“Me këto videot, besoj se qytetari e di se çka ka e çka s’ka: Psh: Unë e di se dikur kishte por tani s’ka rritje të pagave e pensioneve, por poashtu e di se ka ngritje të çmimeve”, deklaroi ai.
Tutje, kreu i organizatës së veteranëve ka përmendur edhe mungesën e materialit për furnizim me pasaportë dhe leternjoftim.
“Ka e s’ka edhe shumë gjëra, por për sot kaq”, përfundon ai.