U nis të vriste politikanët me arsenal armësh në makinë, jepet vendimi për 36-vjeçarin shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U nis të vriste politikanët me arsenal armësh në makinë, jepet vendimi për 36-vjeçarin shqiptar

    Insajderi
    12 January 2023 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lezhës, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin, Antonio Leka. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

    Ky person, u kap dy ditë më parë me armë dhe municione luftarake në makinë, duke suprizuar të gjithë me rrëfimin.

    ‘Do vras politikanët e Lezhës’- u tha i riu forcave të policisë, të cilët më pas e neutralizuan. 

    Gjatë marrjes në pyetje, ai i lidhi veprimet e tij në emër të patriotizmit, mirëpo nuk tregoi në asnjë moment se ku i kishte gjetur armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark