Rrëzohet nga shkallët në varreza, humb jetën në spital 62-vjeçari shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rrëzohet nga shkallët në varreza, humb jetën në spital 62-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    12 January 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 62-vjeçar shqiptar, mëngjesin e sotëm, mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë, brenda varrezave Castelletto Ticino në provincën e Novarës. Mirëpo, mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital, pasdite.

    62-vjeçari, i cili punonte në një kompani që menaxhon shërbimet e varrezave, është rrëzuar nga një shkallë, nga një lartësi prej rreth pesë metrash, teksa po kryente punë mirëmbajtjeje në një kamare.

    Ai u transferua në spitalin Maggiore në Novara me helikopterin pasi ndodhej në gjendje shumë të rëndë.

    Në orët e vona të pasdites ka humbur jetën.

    Në vendin e aksidentit ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark