Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët e rinjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar të praktikojnë lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës.
Në njoftim në Facebook Mehaj, tha se kadetët e rinjë po sfidohen për reagime në mot të ashpër.
Sipas tij, motivi i oficerëve-liderë e ardhshëm janë konfirmim të garancisë për Ushtrinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës.
Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.
Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë.
Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara.