![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një anije mllrash ka marrë flakë në Radën e Portit të Durrësit pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka përfshirë anijen “NS Spirit” me flamur panamez dhe pronar shqiptar, e cila ka një kapacitet prej 2500 tonësh.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.
Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët dhe një mjet lundrues i policisë kufitare. Paraprakisht bëhet e ditur se nga zjarri në anijen e huaj nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se ekuipazhi është evakuuar i gjithi.