Shpallet data, ja kur do te mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet data, ja kur do te mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

    Insajderi
    16 January 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.

    “Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviç. Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nisi më 20 maj 2018.

    Në mënyrë që një kandidat të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave. Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se gjysmën e votave. Herën e fundit, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi u mbajtën më 15 prill 2018.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark