Vuante nga tumori, adoleshentja shqiptare ndërron jetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vuante nga tumori, adoleshentja shqiptare ndërron jetë

    Insajderi
    17 January 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lulen e rinisë në Itali.

    Gerta Allushi vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe nuk arriti t’ia dilte.

    Sipas medieve italiane, 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.

    Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

    Me origjinë shqiptare ajo lindi dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.

    Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej./Albeu.com/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark