Ish-Kryeministri i Sllovenisë reagon për skandalin financiar të Martin Berishaj, kërkon komision hetimor parlamentar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-Kryeministri i Sllovenisë reagon për skandalin financiar të Martin Berishaj, kërkon komision hetimor parlamentar

    Insajderi
    17 January 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lidhje me skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, ka reaguar përsëri ish-kryeministri slloven, Janez Jansha, për çka ka kërkuar komision hetimor për të hetuar dyshimet për korrupsion të lidhur me kompaninë GEN-i, raporton Insajderi.

    Përmes një cicërime në Twitter, Jansha ka ndarë tituj të gazetave dhe ballinave ku shkruhet për dyshimet se paratë e kryeministrit slloven, Robert Golob, përmes GEN-i, mund të kenë financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Kur qeveria sllovene bën titujt e mediave”, ka shkruar Jansha teksa ka ndarë titujt për skandalin financiar të bashkëngjitur me fotografitë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob.

    “Me sa duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të krijojnë komisione hetimore për korrupsion të dyshuar në lidhje me #GENi më shpejt se ai slloven”.

    “Prej majit kot presim 3 nënshkrimet e premtuara nga koalicioni Nova Slovenija”, përfundoi Januz Jansha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark