
Situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë por mbetet jashtëzakonisht e brishtë, ka thënë Komandanti i KFOR’it, Gjeneral Major Angelo Ristucia, raporton Insajderi.
Këtë koment Ristuccia e bëri në një mbledhje me Krerët e Mbrojtjes të NATO’s, të cilët i dhanë mbështetje aktiviteteve të KFOR’it për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e lirë në Kosovë.
Përveç brishtësisë së gjendjes në terren, Ristuccia shtoi se është gjithashtu “e paparashikueshme për shkak të çështjeve të pazgjidhura”.
“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë konvergjuese”, tha ai.
“Komandanti i KFOR-it të NATO-s, Ristuccia, foli në takimin e fundit të Shefave të Mbrojtjes. Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre”, shkruhet në komunikatën e KFOR’it./Insajderi/