×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vajza me aftësi të kufizuara rrëfen se si ia doli të sigurojë para për ilaçe me biznesin e saj

    Insajderi
    19 January 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisi biznesin e saj personal para 8 vitesh. Anipse me aftësi të kufizuara Ardita Bilalli nga Fushë Kosova nuk u ndal asnjëherë përballë paragjykimeve të shoqërisë. Për blerjen e ilaçeve asaj i duheshin para, kësisoj kjo ishte edhe arsyeja që e njëjta nisi punën si e re.

    Në një rrëfim për Insajderin, e reja nga Fushë Kosova tha se pasionin e saj për përgatitjen e byzylykëve e nisi në moshë të re, qysh kur ishte vetëm 8 vjeçare.

    Arsyeja pse ajo e filloi biznesin ishin shpenzimet e shumta për medikamente mjekësore.

    “Këtë punë e kam filluar që nga mosha 8 vjeçare e kam pas si pasion qe një ditë kur do të rritem ta kem punën time, një kohë kam pauzuar për arsye shëndetësore dhe nga mosha 10 vjeçare e kam bërë tamam si lloj biznesi. Në fillim e kam fillu që t’i ndihmoj familjes sime sepse unë kisha nevojë t’i blej barnat e mija pasi jam person me aftësi të kufizuara”, tha Bilalli për Insajderin.

    Paragjykimet nuk ishin të pakta në hapat e parë që ajo mori për biznesin e saj, tha se shpesh edhe ishte ofenduar e ishte vënë në dyshim aftësia e saj për punë.

    “Padyshim që po sepse kur kam filluar kam pas paragjykime si do ja dalësh ti je (sakate) nuk ke me mujt me ja dal por faleminderit zotit s’pari dhe pastaj miqve që me kanë thënë ti puno sepse neve na ke mbrapa për çdo lloj ndihme”, rrëfeu ajo për Insajderin.

    Bilalli tha se pavarësisht paragjykimeve, ajo kishte edhe njerëz që e përkrahnin.

    Duke e ditur se e njëjta përdor karrige lëvizëse, jo rrallë është ndihmuar për të kryer punë.

    “Është e vështirë sepse un vet e kam vështirë të dalë me karrocë por ktu dua ta shpreh një falënderim të veçantë për shumë persona por ne veçanti zotri Sabitin dhe zonjën Fjolla e Fatlume që gjithmonë janë te gatshëm  të me ndihmojnë në çdo moment”, tha ajo në vazhdim.

    Për fund ajo tha se porositë në biznesin e saj mund të bëhen online dhe se e njejta do t’i punoj me përkushtim të madh.

    “Shitjet online pra faqen për shitje online e kam hapur njërën ne vitin 2015 kurse tjetrën në vitin 2017 për çdo interesim mund të na shkruani në Hand_made_AE dhe Baby_acessories_AE, të gjitha porositë punohem me përkushtim të madh”, tha për fund ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark