
Edhe nëse tekstualisht nuk thuhet, plani franko-gjerman e dërgon Kosovën drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ish-presidenti serb, Boris Tadiç, raporton Insajderi.
Këtë koment Tadiç e bëri pasi presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimti me pesëshen diplomatike të BE’së dhe ShBA’së tha se ka pranuar planin franko-gjerman dhe se do ta takojë me përfaëqsuesit politik atje.
Tadiç, i cili tashmë nuk është pjesë as e Parlamentit të Serbisë, ka kundërshtuar këtë marrëveshje, teksa ka kritikuar Vuçiqin se Kosovës po i hap rrugën drejt integrimeve të plota ndërkombëtare.
“Për aq sa di unë për marrëveshjen e propozuar, e them publikisht edhe njëherë se marrëveshja në fjalë mund ta mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKV, madje edhe nëse tekstualisht nuk është e shkruar”, ka thënë Tadiç përmes një cicërime në Twitter.