Reagon kryetari i Bujanocit pas vërshimeve në Kosovë, i gatshëm për të ndihmuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari i Bujanocit pas vërshimeve në Kosovë, i gatshëm për të ndihmuar

    Insajderi
    21 January 2023 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në disa qytete të Kosovës, derisa ka thënë se ditëve në vijim do të shqyrtojnë mundësitë për t’u ndalë në ndihmë të dëmtuarve, raporton Insajderi.

    Arifi u bëri thirrje edhe qytetarëve të Bujanocit që t’i përgjigjen thirrjeve të bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës në nevojë.

    “Të shqetësuar nga vërshimet e fundit që kapluan disa komuna të Republikës së Kosovës. Ndajmë dhimbjen me bashkëkombësit tanë me shpresën që përveç dëmeve materiale të mos ketë pasoja edhe një njerëz”, ka shkrua Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Komuna e Bujanocit ditëve në vijim do të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të ndihmës për qytetarët në nevojë. I ftoj të gjithë qytetarët vullnetmirë të Komunës së Bujanocit që t’i përgjigjen thirrjes së vëllezërve tanë në Kosovë për ndihmë”, ka shkruar ai mes tjerash./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark