Zogaj: Nuk është e vërtetë se “ish-krerët e UÇK-së nga Haga po dirigjojnë në Kosovë” - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Zogaj: Nuk është e vërtetë se “ish-krerët e UÇK-së nga Haga po dirigjojnë në Kosovë”

    Insajderi
    23 January 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për vizitën që u ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Zogaj tha se nuk janë të vërteta fjalët se “ata nga Haga po dirigjojnë në Kosovë”, sipas tij, ata ishin të fokusuara vetëm në gjykimin e tyre.

    “Kushtet janë të mira në burg, realisht jo që nuk interesoheshin për jetën politike në Kosovë, por ata ishin të fokusuar vetëm për sfidën me të cilën janë duke u ballafaquar. Ajo çka më pëlqej shumë që nuk shihej që kanë interesim për të ndërhyrë në Kosovë siç flitet shpesh, ata nga Haga po dirigjojnë në Kosovë, atë absolut nuk e vërejta sepse as pyetje nuk kishin se kush më mirë e kush me keq. Ata ishin të fokusuara vetëm në lëndën që shpresojmë që do të filloj në mars dhe do të jetë një dinamik e procesit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark