Insajderi
Lajme

“Kurani përshkruan vetëm atë që edhe fshatarët e pashkollë e dijnë”- Hoxhë Drilon Gashi linçohet keq nga ndjekësit

Insajderi
25 January 2023 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kurani përshkruan vetëm atë që edhe fshatarët e pashkollë e dijnë”- Hoxhë Drilon Gashi linçohet keq nga ndjekësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hoxhë Drilon Gashi ka zemëruar shumë ndjekësit e tij në Facebook me deklaratën e dhënë në lidhje me Kuran-in.

“Të pretendosh që në Kuran ka mrekulli shkencore duke u argumentuar me vargjet si f.v. kaptina Muminunë (12-14), e të tallesh me krejt civilizimin e botës deri në kohën e profetit Muhamed a.s., më duket gabim fatal, mediokritet, keqkuptim i komentit të Kuranit dhe përlloqje e të dhënave historike e shkencore“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka deklaruar se ato që janë të shkruara në këtë kaptin të Kuranit nuk janë asgjë më shumë veçse një realitet, të cilin e dijnë edhe katundarët e pashkollë.

Sipas tij, disa hoxhallarë pragmatikë e besimtarë të verbër vazhdojnë të thonë se Kurani i ka paraprirë shkencës dhe embriologjisë para 1 mijë e 500 vjetëve.

Ndonëse Gashi e ka theksuar se nuk është duke i mohuar mrekullitë e Kuran-it por është duke i mohuar hiperbolizimet që flasin për shkencë të rreme dhe shtrembërojnë Kuran- in, ndjekësve të tij në këtë rrjet social nuk i ka bërë përshtypje.

Komentuesit e kanë kritikuar ashpër Gashin.

Ndryshe, Gashi kohë më parë ka pasur një konflikt virtual me hoxhën Shefqet Krasniqi, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për gjininë femrore.

“Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra, s’ka me u përzi aty vërr-vërr-vërr”, kishte deklaruar Krasniqi.

“Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten! Duhet ta pranojmë, kemi shumë mbetje të kohës së injorancës, të gjithë. Zoti na përmirësoftë!”, i ishte përgjigjur Gashi. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark