Insajderi
Biznes

BQK: Rritja ekonomike pritet të jetë 3.7 përqind

Insajderi
27 June 2017 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se projeksionet e saj për vitin 2017 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale prej 3,7 për qind.

“Konsumi, si komponenta kryesore e kërkesës së brendshme, pritet të shënojë rritje reale prej 2.1 për qind, bazuar në pritjet që konsumi privat do të rritet me 2.4 për qind dhe konsumi publik me 0.6 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

“Faktorët që pritet të ndikojnë në rritjen e konsumit privat, ndër të tjera, janë edhe rritja e remitencave dhe rritja e kredive. Deri në fund të vitit 2017, remitencat pritet të shënojnë rritje vjetore prej rreth 2.8 për qind”, vazhdon raporti.

Sipas BQK-së, kreditë për ekonomitë familjare, të cilat në vitet e fundit kanë shënuar rritje të konsiderueshme, 14,7 për qind në vitin 2016 dhe 9,3 për qind në vitin 2015, pritet të vazhdojnë këtë trend të rritjes edhe në vitin 2017.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark