Del online filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë - Insajderi
×
Kulturë

Del online filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë

Insajderi
27 June 2017 - 11:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një dokumentar synon të shfaqë një fytyrë tjetër të popullit serb gjatë luftës që po ndodhte në Kosovë. Politika shoviniste serbe po luante lojën e saj, por një pjesë e popullit serb nuk e donte luftën.

Rrëfimet e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti serb për të shkuar në luftën e Kosovës, protestat e ndryshme të Shoqërisë Civile në Beograd, komunikimet e ndryshme të grave serbe dhe shqiptare për tu bërë bashkë dhe për të ndalur luftën, arrestimi i Flora Brovinës e deri tek ekspozita e Saranda Bogujevcit e cila u mbajt në Qendrën Kulturore Serbe, ekspozitë kjo që u prit me brohoritma e disa skandale që deri më tani askush nuk ka dëgjuar për to, janë pjesë e këtij dokumentari me titullin “Gratë shqiptare janë motrat tona”.

“Albanke su naše sestre” tani është edhe online dhe mund të shihet nga publiku pasi para disa javësh u dha edhe në Beograd, shkruan KultPlus.

Milena Popović, Sanja Kljajić, Taulant Osmani, Darko Šper dhe Vanja Đurić janë autorë të dokumentarit 27 minutësh. ‘Vajzat shqiptare janë motrat tona’, u krijua nga ForumZFD, BIRN Kosovë dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark