Insajderi
Insajderi

Ish – zv.ministri Gashi: Kanë nisur negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës

Insajderi
01 February 2023 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish – zv.ministri Gashi: Kanë nisur negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit.

Gashi tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit.

Ai tha se kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja.

“Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që veç se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi. Më vjen keq për Kurtin, sepse kemi pritur që të reflektojë dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai. Reklama

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet.

Sipas tij, nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark