Mbyllen aplikimet, kush janë 3 gjyqtarët në garë për kreun e Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Mbyllen aplikimet, kush janë 3 gjyqtarët në garë për kreun e Kushtetueses

    Insajderi
    02 February 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të këtij institucioni u mblodh këtë të enjte, 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve.

    Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:

    1. Fiona Papajorgji
    2. Marjana Semini
    3. Holta Zaçaj

    Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark