Bordi ndryshon çmimin, ulet sërish nafta dhe benzina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Bordi ndryshon çmimin, ulet sërish nafta dhe benzina

    Insajderi
    04 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka ndryshuar çmimin e karburanteve.

    Nafta dhe Benzina janë ulur sërish duke shkuar respektivisht në 190 lekë/ litër dhe 185 lekë/ litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 75 lekë/litër.

    Çmimet e reja do të hynë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00.

    Njoftimi:

    Vendim i Bordit të Transparencës- 04.02.2023

    Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

    Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178  lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63  lekë/litër për automjetet.

    Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

    Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.r.t/abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark