Kurti: Hollbruku u pendua që lejuan Republika Srpska-n, kjo duhet të merret seriozisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Hollbruku u pendua që lejuan Republika Srpska-n, kjo duhet të merret seriozisht

    Insajderi
    04 February 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Problemet në Ballkan kanë thellësi dhe kjo ka të bëjë me historinë nga e cila duhet marrë mësime, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për TRT World, duke u përgjigjur në pyetjen se pse Perëndimi po shtyn para një Asociacion njëetnik në Kosovë, raporton Insajderi.

    “Për këtë duhet të përgjigjën të tjerët”, i tha Kurti gazetares e cila po e intervistonte pyetur se pse Perëndimi po e shtyn para këtë Asociacion.

    “Shumë shpesh duket që një ujdi është aty në kënd, kështu që le ta bëjmë në mënyrën më të shpejtë”, tha Albin Kurti, derisa u kthye të rikujtojë historinë e krijimin të entitetin serb të Bosnjes.

    “Duhet ta marrim seriozisht të ndjerin diplomat amerikan, Richard Hollbrooke, i cili u pendua në vitin 2005 që para 10 viteve më 1995 lejuan këtë entitet në Bosnje-Hercegovinë të quhet Republikë Serbe”, tha Kurti.

    Duke folur për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha ato nuk derivojnë vetëm nga ajo që s’ka ende një marrëveshje mes palëve, por “nga vetë karakteri i shtetit serb”.

    “Serbia e konsideron Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si shtete të përkohshme”, tha ai, derisa shtoi se Serbia “de jure” e njeh Bosnjen “por e lufton çdo ditë”, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark