Insajderi
Shqipëri/Rajon

Kjo është gruaja që vodhi mbi 2 mijë euro në një banesë 

Insajderi
04 February 2023 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gruaja që vodhi mbi 2 mijë euro në një banesë 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër pastruese ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi para në banesën ku punonte. Në pranga ka rënë Elida Kodra. Policia bën me dije se gjatë javës së fundit, ajo ka vjedhur në banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark