Insajderi
Insajderi

Krasniqi për Distrian: Faleminderit për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë

Insajderi
04 February 2023 - 19:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi për Distrian: Faleminderit për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar se pas një periudhe të sfidave të njëpasnjëshme, është përsëri xhudo e cila na bën të shijojmë disa momente gëzimi.

Krasniqi ka reaguar pasi xhudistja, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin të Parisit.

“Në një periudhë të sfidave të njëpasnjëshme, është përsëri xhudo e cila na bën të shijojmë disa momente gëzimi. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, pas një përformance të paarritshme nga kundërshtarët. Faleminderit Toni dhe Disi për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë.” – ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark