
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, vlerëson se qeveria aktuale në mandatin teknik të kryeministrit Dritan Abazoviq është më e dhënë ndaj interesave të “Serbisë së Madhe” dhe Rusisë se sa Bashkimit Evropian, raporton Insajderi.
Ai theksoi se pushteti i sotëm ekzekutiv është plotësisht i paangazhuar ndaj interesave strategjike, siç është hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Gjukanoviq tha se qeveria aktuale malazeze është e interesuar për interesa të tjera, jo për Evropën: “Ajo është më e prirur të ndjekë interesat e Serbisë së Madhe dhe Rusisë, sesa BE-në”.
Gjukanoviq tha se Mali i Zi po zgjedh mes një politike të vlerave evropiane apo asaj që do ta vendosë atë nën ombrellën e sigurisë së Rusisë, transmetoi Vijesti./Insajderi/