Insajderi
Lajme

Deputeti gjerman: Mirë që Kosova pranoi propozimin evropian, BE të mos lejojë më pika të zeza në lagjen e saj

Insajderi
08 February 2023 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti gjerman: Mirë që Kosova pranoi propozimin evropian, BE të mos lejojë më pika të zeza në lagjen e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Bundestagut nga Partia e Lirë Demokratike, Thomas Hacker e ka vlerësuar si pozitive faktin që Kosova e ka pranuar propozimin evropian si bazë për negociata të mëtejme.

Hacker ka thënë se tani është koha që BE-ja të mos lejojë më probleme në atë që e ka quajtur “lagjen e saj”, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.

“Është mirë që #Kosova pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me #Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, #BE nuk duhet të lejojë më burime telashesh në lagjen e saj”, ka shkruar Hacker.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark