“Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla”, togeri shqiptar flet me keqardhje nga Turqia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla”, togeri shqiptar flet me keqardhje nga Turqia

    Insajderi
    09 February 2023 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Togeri Grei Malo u shpreh se nuk ka më shpresë që të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë.

    Në një intervistë në Euronews Albania, ai tha se po bëjnë maksimumin që të nxjerrin trupat nga rrënojat, por punën e tyre po e vështirësojnë moti i ftohtë dhe lëkundjet e herë pas hershme të tërmetit.

    “Po hapen tunele, është afruar ekipi përkatës me pajisjen që dëgjon valë të ndryshme në mënyrë që të afrohemi sa më shumë tek njerëzit që mund të jenë gjallë. Nuk ka shpresë. Po bëjmë maksimumin që t’u japim ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Jo më larg se mbrëmë ka pasur lëkundje, dhe rreth orës 4 të mëngjesit pati një goditje rreth 5,2 ballë. Lëkundjen po vështirësojnë punën e ekipeve të kërkim –shpëtimit. Temperaturat mbrëmë kanë qenë -12 gradë”- tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark