Në mesin e emrave që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nënvizoi sot në konferencë, ishte edhe antarja e VV-së në Shqipëri, Dejona Mihaili. Sipas Abazit ajo kontrollon Vetëvendosjen.
Abazi tha se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merrën në parti, ani pse nuk ka qenë pjesë e listës së votimeve.
E njëjta, muaj më parë kishte kërcënuar grevistët. Sipas saj, kjo çështje do të kalonte me pasoja të mëdha.
“Ndërhyrja e tyre aktive bashkë me eksponentët e PDK kryesisht, por jo vetëm, po shihet nga të gjithë e nuk ka për të kaluar pa pasoja. Edhe të mëdha madje”, kishte shkruar Mihali nga Tirana.
Tutje ajo kishte thënë se “çdo tentativë për të thënë se ‘ky është sindikalizëm” ka në thelb padyshim arsye të tjera”.
Sipas saj cënim i mësimit për nxënësit në arsimin parauniversitar, në çerdhet e pakta që i ka Kosova, nuk ka asnjë lidhje me asnjë nocion të sindikalizmit.
“Asnjë alibi nuk ka mbetur më. Veç që mësuesit dhe prindërit të hapin shkollat dhe mësimi të fillojë”.
“Kryetarët e Komunave kanë mandat nga vota dhe nga ligji për vetëqeverisje lokale ta mbikëqyrin mbarëvajtjen e mësimit jo ta cenojnë atë”, tha atëkohë Mihali.
Reagimi i saj erdhi pas kërcënimeve që kishin bërë kolegët e saj nga Tirana, Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha.