Krijuesi i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili kësaj herë është kritikuar shumë për pamjen e re të këtij monumenti.
Së fundmi, Ismaili ka reguar në postimin e Bujar Abazit, i cili ka thënë se kryeministri duhet të vizitonte ‘obliskun’ Newborn.
Ismaili ka komentuar duke i thënë para disa viteve kur e kanë bërë me uniformën e UÇKsë, dedikuar luftës për liri, kryeministri ka shkuar për vizite të monumenti ‘Heroinat’, që gjendet përball Newborn, dhe sipas tij nuk kanë ndaluar as për dy sekonda tek ai.
“Kur e bëmë me uniformë të UÇK-së parvjet, dedikuar luftës për liri, erdhën Kryeministri me Kryetaren te monumenti Heroinat përballë, dhe nuk e kaluan rrugën me u ndalë 2 sec te monumenti NEWBORN (mos i thuaj obelisk, të lutem, se ia kanë vu ashtu gabim). Nuk e dijen që monumenti ka me ndenjtë gjatë mbasi të harrohemi krejt ne. Inati kryet ta then, thojnë.” – ka shkruar ai.
