“Ishte elektricist, bleu vilën ta jepte me qira” - Jeta e shqiptarit që u vra në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Ishte elektricist, bleu vilën ta jepte me qira” – Jeta e shqiptarit që u vra në Greqi

    Insajderi
    21 February 2023 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat greke i kanë kushtuar një artikull 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova, i cili u vra mëngjesin e të hënës në Mykonos.

    Miq të 34-vjeçarit shqiptar kanë rrëfyer për protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërkohë që kishte dhe një vëlla tjetër i cili punon në ndërtim në Angli.

    I riu shqiptar ka emigruar në Greqi, ku ka punuar si elektriçist në ishullin e Mykonosit. Ai kishte mundur të ndërtonte një banesë luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformave online.

    Në muajt e verës banesa jepej me qera për një shifër rreth 800 euro në ditë.

    Shtëpinë 34-vjeçari e bleu për një shumë prej 150 mijë euro dhe arriti ta rinovonte atë, madje duke ndërtuar dhe një pishinë, me qëllim rritjen e vlerës së pronës.

    Ndërkohë edhe autori Athanasios Nazos ishte një banor i Mykonosit, familja e tij posedonte një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale nga ana e opozitës.

    Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.

    Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.

    Dy të rinjtë u zunë brenda ambienteve të një klubi në orët e para të mëngjesit. Pas debatit 33-vjeçari shkoi në banesë ku rrëmbeu armën e zjarrit dhe qëlloi me plumbë në kokë shqiptarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark