Insajderi
Ballina 5

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Pakistanit

Insajderi
22 February 2023 - 14:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Pakistanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Me ambasadorin Junaid, Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani  falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërsa ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.

Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Presidentja Osmani falënderoi Ambasadorin Junaid për mbështetjen e parezervë që Pakistani i ka ofruar Kosovës përgjatë gjithë proceseve me rëndësi nëpër të cilat ka kaluar Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark