
Administrata e Joe Biden përmes politikave të “karotës dhe shkopit” do bëjë Serbinë ta pranojë Kosovën, ka thënë politologu amerikan, Ivan Eland, raporton Insajderi.
Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, Eland thotë se ndryshe nga administrata e Donald Trump, kjo e Joe Biden është “shumë më mbështetëse” dhe “nuk do të revokojë triumfin e NATO-s në Kosovë më 1999”.
“Administrata Biden është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa ishte rasti me administratën Trump. Prandaj, nuk ka gjasa që Biden të revokojë rezultatet e triumfit të aleancës në luftën në Kosovë në vitin 1999. Administrata e Bidenit do të përdorë politika të ‘karotës dhe shkopit’ për ta bërë Serbinë të njohë Kosovën”.
“Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të përjashtohet nga organizatat ndërkombëtare, por nuk do ta njohë Kosovën si shtet. Kosova tashmë ka pranuar të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, pa kompetenca shtetërore, por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia e refuzoi”, ka thënë ai./Insajderi/