Rrahu ish-këshilltarin e Ilir Metës, lirohet nga burgu polici malazez: Humba durimin, nuk zbatoi rregullat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahu ish-këshilltarin e Ilir Metës, lirohet nga burgu polici malazez: Humba durimin, nuk zbatoi rregullat

    Insajderi
    23 February 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dragan Shqekiqi, polici kufitar në Mal të Zi, ka folur për incidentin e ndodhur javë më parë, ku në pikën kufitare rrahu ish-këshilltarin e Ilir Metës, Petraq Milo.

    Ai tha se kishte humbur durimin, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë Milos.

    Sipas informacioneve të medias malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljeviq, pas dëshmisë në Prokurorinë e Ulqinit, janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

    Gjatë seancës në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj në mbështetje të dy policëve kufitarë

    Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

    “Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB e Malit të Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark