Teatri i Prizrenit sot mori emrin e aktorit Bekim Fehmiu - Insajderi
×
Kulturë

Teatri i Prizrenit sot mori emrin e aktorit Bekim Fehmiu

Insajderi
29 June 2017 - 20:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u morr vendimi për emërtimin e Teatrit Profesionist të Qytetit të Prizrenit me emrin e aktorit të madh, Bekim Fehmiu.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi, i cili përmes rrjetit social Facebook, njoftoi për këtë vendim.

“Kuvendi i Komunës së Prizrenit, votoi unanimisht që Teatri Profesionist i Qytetit të Prizrenit, të emërtohet me emrin e aktorit prizrenas me famë botërore, Bekim Fehmiu”, ka shkruar ai.

“Urime Teatrit, aktorëve, komunitetit artistik dhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit, të cilët shpeshherë kanë kërkuar që njëri nga institucionet kulturore të Prizrenit, të emërtohet me emrin e Bekim Fehmiut”, ka përfunduar Gashi në postimin e tij. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark