Insajderi
Lajme

“Çka do që vjen prej Albulena Haxhiut është vetëm hakmarrje, jo drejtësi”

Insajderi
24 February 2023 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Çka do që vjen prej Albulena Haxhiut është vetëm hakmarrje, jo drejtësi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas debatit në Kuvendin e Kosovës mes Ministres, Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar deputetja Blerta Deliu.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, ajo ka thënë se akuza e ministres “Ju i keni duart e lyme me gjak”, ka nxjerrë në pah disa probleme.

Deliu-Kodra shkroi se ministrja konstatoi se Dehari është vrarë dhe e dyta që fajtor për këtë është PDK-ja.

“E para, ministrja e drejtësisë konstatoi krye në vete se Astrit është vra. E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së. Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Tutje, ajo ka theksuar se kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë.

Sipas saj, mënyra e shprehjes së saj “dëshmon se çkado që vjen prej nga ajo është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark