×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përleshen katër të rinj tek “kafet e rakisë”, njëri lëndohet me thikë

    Insajderi
    24 February 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje ka ndodhur në rrugën “2 korriku” pak minuta më herët, të përfshirë kanë qenë katër persona.

    Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës e cila tha se nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.

    Ahmeti tha se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

    “Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti për Insajderin.

    Foto:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark