U godit 6 herë me thikë, rëndohet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit nga Vlora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    U godit 6 herë me thikë, rëndohet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit nga Vlora

    Insajderi
    24 February 2023 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë të 52-vjeçarit në Vlorë.

    Genci Serjaniu u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, i cili është arrestuar nga policia.

    Sakaq burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.

    Gjendja e 52 vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.

    Shkak i sherrit mes tyre ka qenë një konflikt i momentit.

    Ndërkohë mësohet se autori kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e sherrit me 52-vjeçarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark