PSD bën thirrje për protesta kundër Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD bën thirrje për protesta kundër Asociacionit

    Insajderi
    27 February 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas aksionit simbolik kundër takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel, Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje edhe për protesta kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Insajderi.

    Këtë thirrje e bëri zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

    Shkrimi i PSD-së:

    THIRRJE

    Protesta kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.

    Aktivistë e qytetarë,

    ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat Asociacionin;

    Ju që organizuat mijëra tubime kundër Asociacionit;

    Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;

    ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;

    ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;

    E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën Asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendēr; aty është orari dhe mënyra e zbatimit.

    Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark