Abdixhiku për Preambulën e Marrëveshjes: U barazua mosnjohja e Serbisë me Pavarësinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Abdixhiku për Preambulën e Marrëveshjes: U barazua mosnjohja e Serbisë me Pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    02 March 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qysh në Preambulë të Marrëveshjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan Insajderi.

    Këtë formulim në Premabulë ky statusit të Kosovës i qaset neutralisht, “është lëshimi më i madh që është bërë në procesin e dialogut”, tha Abdixhiku derisa si formulim e vlerësoi si qasje neutrale ndaj vetë statusit të Kosovës

    “Kjo marrëveshje e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës e cila ka 11 nene dhe është insistimi ynë ta flasim për parathënien e mbajtur fshehtë nga Kurti në seancën raportuese. Në atë seancë Kurti nuk ka folur për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën”.

    “Nuk është hera e parë që ky pushtet ka në tavolinë përballje me Vuçiç-in, por në mendje luftën politike në Kosovë. Por, pajtohet që të tejkaloj trashëgimin e të kaluarës dhe të përgjakshme të Serbisë ndaj Kosovës”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark