Presidenti i Komisionit Evropian nuk ka telefon të mençur - Insajderi
×
Teknologji

Presidenti i Komisionit Evropian nuk ka telefon të mençur

Insajderi
30 June 2017 - 19:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi se nuk ka smartfon (“telefon të mençur”).

“Nuk duhet ta them, por po e them – unë ende nuk kam smartfon”, tha Juncker, 62 vjeç.

Ai i bëri komentet në një konferencë për media në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, vendi i të cilit nga 1 korriku merr presidencën e radhës së BE-së.

Juncker, duke bërë shaka, tha se Ratas i ka dërguar ftesë për të shkuar në Talin në formë të kartolinës, “sikurse në shekullin 19”.

Burime në BE thonë se Juncker ka një celular të vjetër Nokia.

Juncker është ish-kryeministër i Luksemburgut, por tha se me tendendat e tij teknikofobe “nuk do të mund të bëhej kryeministër i Estonisë”.

Estonia është një nga vendet më digjitale në botë dhe vendi i parë që ka prezantuar votimin në internet.

Megjithatë, Juncker nuk është zyrtari i parë i lartë që i reziston teknologjisë së avancuar, njofton rel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga viti 2005, nuk ka ende llogari në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark