Vazhdon izolimi për gratë afgane, BE: Talebanët nuk janë zotuar për rihapjen e shkollave dhe universiteteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vazhdon izolimi për gratë afgane, BE: Talebanët nuk janë zotuar për rihapjen e shkollave dhe universiteteve

    Insajderi
    05 March 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor.

    Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talibanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.

    “Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane, gratë dhe burrat, nuk është opsional”, tha Niklasson.

    Që kur grupi i linjës së ashpër u rikthye në pushtet në gusht të vitit 2021, Afganistani është bërë shteti i vetëm në botë që ua mohon shkollimin grave.

    Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet. Përveç shkollimit, gratë dhe vajzat afgane janë privuar edhe nga të drejta të tjera./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark