Flet nëna e Dan Hutrës, i akuzuar për tri vrasje - Si nisi konflikti mes ish-nuses dhe djalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Flet nëna e Dan Hutrës, i akuzuar për tri vrasje – Si nisi konflikti mes ish-nuses dhe djalit

    Insajderi
    05 March 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Revieë në Euronews Albania se shkak i konfiktit mes djalit të saj dhe ish-gruas ishte fëmija që ajo priste.

    Ajo mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha ka pasur marrëdhënies shumë të mira.

    Nëna e Dan Hutrës tha se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për në shtëpinë e prindërve.

    “Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të iktë në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule”, tha nëna e Hutrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark