Bashkëluftëtari i tij tregon nëse komandanti Adem Jashari pinte alkool - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bashkëluftëtari i tij tregon nëse komandanti Adem Jashari pinte alkool

    Insajderi
    06 March 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur për karakterin e komandantit legjendar Adem Jashari, njëri prej luftëtarëve të parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të Jasharit, Jakup Nura ka thënë se ai ishte njeri familjar dhe i hapur për shoqërinë.

    Gjithashtu, duke folur në emisionin Pressing të T7, Nura ka thënë se Adem Jashari agjëronte dhe e pranonte fenë islame, por nganjëherë edhe pinin ndonjë birrë.

    “Ka çështja fetare, cka me thanë, ne e kemi pranu fenë islame, është normale. E kanë agjëru Ramazanin para se me hy në këto rrjedhat e lëvizjes, por kur ka pasur… e ka ditë që do të kemi aktivitet, kur kemi bërë konaqe të ditëpasditshme, atëherë ai nuk ka agjëruar më. Ne s’kemi qenë pijanecë, por naj gotë e kemi pirë. Kemi pirë edhe në Shqipëri. Kemi pirë edhe birra, kemi pirë edhe lëngje”, ka thënë Nura në

    “Siç bëhet jeta në ditë normale gjatë jetës”, ka deklaruar ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark