
Analisti Ilir Mirena e ka krahasuar publicistin Veton Surroi me Ardian Rrustën duke i quajtur të dytë si “Primitiv”.
Mirena ka reaguar pas deklaratës që bëri Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit në një emision duke thënë se Veton Surroi përmes librit të tij “Këmbët e Gjarprit”, ka tentuar të shkruajë kundër Drenicës dhe tri figurave kyqe të UÇK’së.
Mirena ka shkruar në Facebook se Veton Surroi është një version tjetër i primitivit Ardian Rrusta, i cili ditë më parë i quan kafshë mijëra qytetarë që e votuan Ganimete Musliun.
“Qe nje version tjeter i primitivit Ardian Rrusta, Veton Surroi. Keshtu, e hap ai librin e tij ‘Këmbët e Gjarpërit’…”, shkruan Mirena.
Pjesa e librit të Surroit e kritikuar nga Mirena flet për Thaçin, Krasniqin e Sylën.
“Kjo histori, historia e Kosovës, ka mundur të dukej ndryshe po të kishte vendosur, ashtu siç nuk deshi, në pranverë të vitit 1999, Hashim Thaçi te bëhej arsimtar i saj, i historisë, në Malishevë. Historia do të dukej ndryshe, gjithsesi, po të kishte mbetur në shkollën e mesme të Drenasit arsimtari i historisë, Jakup Krasniqi. Dhe, në vazhdën e kontributit historik, dhe arsimues, gjërat do te kishin një a dy detaje rrëfimesh mangët po qe se Suhareka do ta kishte për arsimtar historie Enver Hoshajn, apo në Drenas, Jakup Krasniqit t’i bashkohej i riu Ibrahim Gashi”, shkruan në libërin e tij Veton Surroi.
Ndërsa, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Syla ka thënë se libri i Surroit, “është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit”.
“Libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit”, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit sepse në librin e tij ai arrin që për 3 figura të UÇK-së që janë nga Drenica, fyerjet që ua bënë liderëve të Drenicës i konsideron si qenie subhumane, nën njerëzore”, ka thënë Syla.
Sipas tij, Surroi ka prekur tri figurat kyçe të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla.
Ndërsa njeriu me të cilin po e krahason Surroin është Këngëtari Ardijan Rusta i cili ditë më parë i quan kafshë mijëra qytetarë që e votuan Ganimete Musliun. / Gazeta Insajderi/