Jevtiq i ankohet shefes së UNMIK-ut për "sjellje dhe trajtim të papërshtatshën" nga pushteti qendror, kërkon edhe Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq i ankohet shefes së UNMIK-ut për “sjellje dhe trajtim të papërshtatshën” nga pushteti qendror, kërkon edhe Asociacionin

    Insajderi
    07 March 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kthimi i serbëve në institucione varet nga zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme, tha Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiq, duke iu referuar Asociacioani të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Insajderi.

    Këto komente, Jevtiq i bëri pas një takimi me Shefen e misionit të tejskaduar të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh.

    Mes tjerash, Jevtiq iu ankua Ziades për “sjellje dhe trajtim të papërshatshëm” nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal referuar atyre që udhëhiqen nga komuniteti serb.

    “Reagimet dhe veprimet e qytetarëve ndaj negociatorëve në Bruksel janë të ndryshme, por ajo që na nevojitet dëshpërimisht të gjithëve është kthimi i besimit te institucionet, dhe kjo është gjëja konkrete që ndikon në jetën e qytetarëve tanë. Sjellja dhe trajtimi i papërshtatshëm i institucioneve të pushtetit qendror ndaj institucioneve të pushtetit lokal, në mënyra dhe procedura të ndryshme, të pazakonta, çojn deri në humbjen e besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre”, tha Jevtic.

    “Gjatë takimit u konstatua se zbatimi i marrëveshjeve të arritura është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucione, si dhe kthimi i besimit tek ata”, përfundon njoftimi në llogarinë e Facebook-ut të Komunës së Shtërpcës./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark