Insajderi
Ballina 5

Të qeshim së bashku: Motra e Përparim Ramës zgjedhet mësuesja më e mirë në Prishtinë

Insajderi
07 March 2023 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të qeshim së bashku: Motra e Përparim Ramës zgjedhet mësuesja më e mirë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luljeta Muçaj është zgjedhur mësuesja më e mirë në kryeqytet. Për këtë, portal “Koha.net” raporton se është motra e kryetarit të komunës, Përparim Rama.

Lajmin për zgjedhjen e saj e ka bërë të ditur shkolla “Ismail Qemaili”, ku ajo është mësuese.

“Sot, në këtë ditë historike për shkollën tonë, është nder e përgjegjësi, që mësimdhënësja e këtij institucioni Luljeta Muçaj, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar e vitit, në nivel komunal, nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryetari Rama për Kohën ka thënë se kjo nuk ka lidhje me të.

“Zgjedhja e motrës nuk ka lidhje me mua.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Prishtinës, Besian Musmurati, raportohet se ka deklaruar që zgjedhja e Muçajt është bërë nga një komision i pavarur.

Insajderi ka kontaktuar znj.Rama, por, deri tani nuk është pranuar asnjë përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark