
“ShBA mashtrohet në dëshirën kishotiste të saj për ta larguar Serbinë dhe për ta sjellë atë në krahët e Perëndimit”, tha profesoresha amerikane në Universitetin e Kolumbisë, Tanya Domi, duke folur për median boshnjake “Stav”, përcjell Insajderi.
Për sa kohë Serbia është qendra e nacionalizmit dhe për sa kohë ajo vazhdon të destabilizojë vendet përreth saj, Ballkani do të mbetet i brishtë dhe desktruktiv, vazhdoi ajo.
“Marrëdhëniet e afërme të Serbisë me Rusinë janë kërcënim i përgjithshëm ndaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Rusia është korruptuese dhe ata bëjnë ‘gjah’ për destabilitet, e cila më vonë bëhet mjet për qëllim të tyre”, tha profesoresha amerikane, derisa shtoi se Serbia “mbetet fansa më e madhe” e Rusisë.
Ajo pati edhe kritika ndaj ShBA’së për çka tha se “Departmaneti i Shtetit mori vendim me vetëdije për ta favorizuar Aleksandar Vuçiqin si aleat kyç rajonl”.
“Përpjekjet për ta ndarë Serbinë nga Rusia janë politika thellësisht të dëmshme për pozicionin e ShBA’së në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi”, tha mes tjerash ajo./Insajderi/