Insajderi
Lajme

Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’e dua kryeministër të shtetit tim

Insajderi
07 March 2023 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’e dua kryeministër të shtetit tim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin përsëri sot.

Deputetja ia dha Kurtit epitetin “rrugaç”, duke thënë se nuk do që një person i tillë të jetë kryeministër i Kosovës.

“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark