Insajderi
Ballina 5

Ky është zyrtari i SHKK që u pezullua nga puna për ryshfet

Insajderi
08 March 2023 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është zyrtari i SHKK që u pezullua nga puna për ryshfet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pezulluar nga puna një zyrtar nën dyshimin se ai ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka pranuar ryshfet.

Gazeta Insajderi ka mësuar se zyrtari i cili është pezulluar nga puna ështe Shefqet Gashi i cili ka shërbyer si Mbikqyrës në Dubravë.

Sipas burimeve të gazetës bëhet e ditur se i dyshuari ka marr ryshfet nga te burgosurit për realizimin e shërbimeve për ta.

Rasti ndaj tij është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. Dyshimet e para janë se ka edhe zyrtar të tjerë të përfshirë në këtë rast.

SHKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa  e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark